Forum shoqeror


    Zef Bushati

    Share
    avatar
    web-shqip
    Admin

    Numri i postimeve : 1573
    Join date : 17/08/2009
    Age : 48
    Location : Greqi

    Zef Bushati

    Mesazh  web-shqip prej Sun Oct 11, 2015 5:47 am




    Zef Bushati lindi më 11 tetor 1953 në Tirane është pedagog, regjisor, aktor i teatrit dhe kinematografise, shqipëtar nga Shqipëria.

    Në vitin 1975 mbaron studimet e larta në Akademinë e Arteve, ku diplomohet aktor e regjisor.

    Në dhjetor të po këtij viti,Zef Bushati kapërxen dyert e Teatrit Kombëtar si aktor. Që në fillim i besohen role në këtë teatër në shumë pjesë si p.sh në dramat "Familja e Peshkatarit", "Toka Jone" "Zonja nga qyteti", "Arturo Ui", “Viti 61”, etj. Zef Bushati u shqua per talentin e tij.

    Për një periudhë 15 vjeçare Zef Bushati interpretoi në rreth 35 role, ku vlen të veçohen rolet e Mic Sokolit ne dramen "Besa e Madhe" Kabash Çaushit në dramën "Duke u gëdhirë viti 45", Ferdinandi "Luiza Miler", Luigj Gurakuqi "Udha e flamurit", Parisi "Romeo e Zhulieta", Stanishi "Kush e solli Doruntinën",etj. që është edhe roli i tij i fundit në Teatrin Kombëtar.

    Në teatër Zef Bushati provoi edhe regjinë dhe jo pa sukses. Në vitin 1978 vë në skenë "Vërshime pranverore", më pas "Besa e madhe", "Tragjedinë e fundit të Deas", "Hijet e natës", etj. Në disa prej tyre është edhe aktor krahas regjisurës.

    Ka interpretuar edhe në film.Zef Bushati interpretoi ne kinematografi ne filmat:"Shtigje lufte" ne rolin e nje kapiteni italian,"Udhetim ne Pranvere","Shoku yne Tili","Kur ndahesh nga shoket"dhe u shqua ne rolin e italianit,Agushit, tek filmi "Njeriu me Top" si dhe te Kapedan Janos ne filmin "Kemishat me Dyll"

    Zef Bushati dha leksione si pegagog ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane 11 vjet duke filluar qe ne vitin 1982.Leksionet e tij ne degen e Regjisures dhe te Kantos ishin kryesisht per Mjeshtrine e Aktorit, interpretimin skenik,dhe fjalen artistike, diksioni skenik.

    Pas vitit 1991 angazhohet ne politike,Nenkryetar i Partise Republikane, Kryetar i Partise Demokristiane e me pas ne diplomaci,Ambasador i Shqiperise ne Vatikan.

    Me kthimin ne Shqiperi ne vitin 2006, rikthehet ne politike ne rradhet e PDK-se, ku mbajti postin e Sekretarit Politik e te Marredhenieve me Jashte dhe njekohesisht keshilltar i Ministrit te Shendetesise si dhe ZvMinister i Integrimit Europian.

    Ne vitin 2009 rikthehet ne dipllomaci.

      Ora është Sun Aug 20, 2017 9:20 am