Forum shoqeror


  • Posto temë të re
  • Përgjigju temës

Hysen Bashhysa

Share

web-shqip
Admin

Numri i postimeve : 1573
Join date : 17/08/2009
Age : 48
Location : Greqi

Hysen Bashhysa

Mesazh  web-shqip prej Wed Sep 16, 2015 12:48 pm

Sot 16 shtator 2015 eshte ditelindja e aktorit Durrsak Hysen Bashhysa te cilit i urojme sa me shume vite te tjere.




Lindur ne Durres me 16.09.1947.
Lindur ne nje familje te thjeshte me nje baba tregtar. Pas perfundimit te ciklit te ulet dhe te mesem arsimor, nis studimet ne inxhinierine mekanike.
Njekohesisht aktivizohej si aktor amator ne shfaqjet qe organizonte Teatri i Durresit.
Ne nje nga keto shfaqje, spikatet per timbrin e veçante dhe natyrshmerine ne loje.
Dy aktoret e mirenjohur Durrsake, Nikolin Xhoja dhe Vangjel Heba , propozojne qe Hysen Bashhysa te vije aktor ne teatrin profesionist.
Pas disa bisedimesh, Ceni nderpret studimet ne inxhinieri dhe nis studimet per aktrim me pedagoge si, Pjeter Gjoka, Prokop Mima, Drita Pelingu etj.
Ne Institutin e Arteve Tirane.
Roli I pare si aktor profesionist ishte ne nje drame te Kujtim Spahivoglit " Nje shok i klases sone " , per te vazhduar me rreth 100 role te tjera, si ne teater ashtu dhe ne kinematografi. Per te mberritur tek roli i fundit , Oberoni, ne " Endrra e nje nate vere " ( Shakespeare). 42 vjet ne skene dhe per skenen. I vleresuar me çmime te ndryshme, ku i fundit ishte : Çmimi I pare si aktori me i mire , ne festivalin mbarekombetar te teatrit shqip ne Diber te madhe, me personazhin e Eugjenit ne dramen " Tango " . Kurre nuk ka qenë bosh gjatë 42 viteve si aktor dhe eshte i vleresuar maksimalisht nga publiku ku dhe sot , i dale ne pension gezon nje respekt te jashtezakonshem.

Filma ku ka lozur

Gjurmë në kaltërsi (1981) - Komisari
Dorina (1979) - Astriti
Kolonel Bunker (1998)
Në pyjet me borë ka jetë (1978)
Një udhëtim i vështirë  (1977) - Inxhinier i parkut
  • Posto temë të re
  • Përgjigju temës

Ora është Fri Dec 09, 2016 2:12 pm