Forum shoqeror


  • Posto temë të re
  • Përgjigju temës

Reshat Arbana

Share

web-shqip
Admin

Numri i postimeve : 1573
Join date : 17/08/2009
Age : 48
Location : Greqi

Reshat Arbana

Mesazh  web-shqip prej Wed Sep 16, 2015 12:42 pm

Sot 15 shtator 2015 aktori Reshat Arbana mbushi 75 vjet dhe i urojme qe te festoje sa me shume vite te tjera. Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri.
Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktoret me popullorë te kinemase shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.



Pasi kreu studimet ne shkollen e larte për aktore “Aleksander Moisiu”, prane Teatrit Kombetar ne Tirane, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombetar të Tiranës.
Ndër rolet më të spikatura në film Samiu tek Fijet qe priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nentori i dyte 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohte 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes ne kembe 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.
Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.
Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: "Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”
  • Posto temë të re
  • Përgjigju temës

Ora është Fri Dec 09, 2016 2:11 pm