Forum shoqeror


    Sekretet (2007)

    Share

    web-shqip
    Admin

    Numri i postimeve : 1573
    Join date : 17/08/2009
    Age : 48
    Location : Greqi

    Sekretet (2007)

    Mesazh  web-shqip prej Wed Jul 24, 2013 7:33 am



    Regjia: Spartak Pecani
    Skenari: Vangjel Kozma, Reinhard Jud
    Fotografia: Marc André Hupfeld
    Montazhi: Edon Rizvanolli
    Muzika: Adi Hila
    Zëri: Ludwig Bestehorn
    Skenografia: Durim Neziri
    Kostumet: Gerta Oparaku
    Producent: Agim Halili, Nehat Fejza
    Prodhuar nga: SAE Trimex-Al, Concordia Pictures-Ks, Power Cuts Productions
    Financuar nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë/ANCC

    Lozin Aktoret:
    Ndriçim Xhepa, Eftiola Laçka, Neritan Liçaj, Ermela Teli, Enver Petrovski



    Permbajtja:

    Sekretet me regji të Spartak Pecanit dhe me personazh kryesor Ndriçim Xhepa me rolin e doktorit. Film i xhiruar në 2007, por me premier ne qershor 2008. Flet për çmendurinë shqiptare, çmendurinë e një kombi, që nuk ishte i afte për 50 vjet te shprehe vetveten.
    Janë një sere pyetjesh qe shtrohen, përgjigjet e te cilave do te shpërfaqem një nga një në dublat e filmit, i cili prej 9 majit do te nise projeksionin ne Millenium për gjithë shqiptaret. Ngjarja qe zhvillohet ne një spital psikiatrik. Nje komb i goditur psikologjikisht. Çfarë ka ndodhur me kujtesen e këtij kombi, apo a do ta fitojne identitetin e humbur dhe a do te jene ndonjehere vetvetja ? Regjisori rreket t’i japë përgjigje gjithseciles prej këtyre pyetjeve nepermjet personazheve te interpretuara nga aktore te zeshem te kinemase shqiptare. Kryeroli është misheruar nga Ndricim Xhepa, e rreth tij janë aktoret e rinj Ermela Teli, Neritan Licaj, Eftiola Lacka e Redian Mulla.


    Pershkrim:

    Në periferi të Tiranës, të lehura të egra dhe frikësuese dëgjohen mes natës, duke mbajtur zgjuar banorët. Lehjet nuk janë të një qeni, por të një djaloshi të dëshpëruar, Landit. Pas denoncimit nga banorët, ai dërgohet në një spital mendor, ku doktor Alfredi dhe asistentja e tij Klara, mundohen të zbulojnë shkaqet e gjendjes së tij mendore. Nëpërmjet rrëfimeve të tij, fati i njerëzve të zakonshëm në Shqipërinë e tranzicionit, do të zbulohet.




      Ora është Mon Dec 05, 2016 7:29 am